GazetaMax
Lajme

Ruskoska paralajmëron përgjigje në komisionin disiplinor në afatin e paraparë

Shkup, 16 shtator – Prokurorja Vilma Ruskovska e ka marrë kërkesën për të deklaruar pas vendimit të komisionit disiplinor dhe do të përgjigjet në afatin e paraparë prej pesë ditëve, më së voni deri të hënën, konfirmoi për MIA-n.

Prokurori publik shtetëror Ljubomir Joveski më herët tha se për procedurë disiplinore për kryetaren e suspenduar të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsion (PTHPNKOK) Vilma Rusovska, duhet të sigurohen dëshmi të caktuara dhe për ta të deklarohen prokurorët e përfshirë në procedurë.

“Komisioni për përgjegjësi disiplinore ka shqyrtuar propozimin për fillimin e procedurës disiplinore dhe me sa jam i informuar në bazë të atij propozimi ka marrë vendim për fillimin e procedurës disiplinore. Po ashtu, ju e dini, në vetë procedurën duhet të sigurohen prova të caktuara dhe të gjykohen prokurorët publikë për të cilët zhvillohet kjo procedurë”, tha Joveski në pyetje të gazetarëve nëse ka ndonjë të re në lidhje me procedurën disiplinore për Ruskovskën.

Prokurori publik republikan në bazë të nenit 81 nga Ligji për prokurori publike, muajin e kaluar solli vendim për shkarkimin nga detyra të udhëheqëses së Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska, derisa të zgjasë procedura penale e filluar pas kallëzimit penal kundër saj, pas bastisjes në Drejtorinë për polici financiare nga ana e PTHPNKOK.

Related posts

Grupi i ekspertëve të sigurisë nga Bundestagu gjerman për vizitë në Kuvend

Gazetamax.mk

A ia hodhën, apo ua hodhi? Ç’domethënie ka kandidatura e Taravarit për president në LEN, a e shpëton karrierën politike?

Gazetamax.mk

Kovaçevski: MPB do të sigurojë festim të sigurtë të 4 shkurtit, ditëlindjes së Goce Dellçevit

Gazetamax.mk