GazetaMax
Showbizz

Russell Brand akuzohet për përdhunim e sulm seksual

Komediani britanik, Russel Brand, është akuzuar për përdhunim, sulm të pahijshëm dhe sulm seksual, në periudhën 1999-2005.

Akuzat lidhen në raste me katër gra.

Brand është intervistuar në disa rate nga policia që kur u publikuan hulumtimet në media që tregonin pretendimet serioze ndaj tij.

49-vjeçari i pati quajtur pretendimet “shumë, shumë lënduese”, duke shtuar se raportet e tij gjithmonë kanë qenë në pajtim me palën tjetër.

Në një deklaratë të shkurtër, Policia në Britani të Madhe ka bërë të ditur se e ka njoftuar Brandin se për çka po akuzohet. Bëhet fjalë për përdhunime, sjellje të pahijshme e sulme seksuale që kanë ndodhur në vitet 1999, 2001, 2004 dhe 2005.

Brand duhet të paraqitet në gjykatë më 2 maj. Ai besohet se është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Brand u bë i famshëm fillimisht si komedian me paraqitjet stand-up, ndërsa më pas u kthye në yll televiziv me prezantimin e një serie të reality-shows. Ka udhëhequr edhe ceremonitë Brit e MTV. Në Hollywood mori vëmendje me paraqitjet në filmat si “Forgetting Sarah Marshall” dhe “Get Him To The Greek”.

Related posts

Këngëtarja Becky Hill me performancë të këndshme në Jingle Bell Ball të Capital

Gazeta Max

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë

Gazeta Max

Pse Donatella u largua nga Versace

Gazeta Max