Ish-deputeti Ruzhdi Matoshi ka theksuar rëndësinë strategjike të Zhelinës, duke e quajtur atë “portë e Tetovës për në Shkupin Dardan” dhe duke nxjerrë në pah nevojën për investime të menjëhershme dhe udhëheqje që ndien ritmin e kohës.
Sipas Matoshit, Zhelina nuk mund të presë më. Ajo ka nevojë për zhvillim të qëndrueshëm: zonë ekonomike me investime moderne, infrastrukturë rrugore, çerdhe, sheshe, terrene sportive dhe objekte shkollore e kulturore që të kultivojnë krenarinë dhe frymëzojnë komunitetin.
Ish-deputeti propozon Emirin si liderin që ka “pulsin” e duhur për të çuar përpara këtë vizion dhe për t’i dhënë Zhelinës zhvillimin që e meriton.
https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=10235112941558554&id=1657030599&mibextid=wwXIfr&rdid=6KOytliZGkyDaFFS#