GazetaMax
SPORT

Salahu merr një këshillë: “Afrikanët nuk trajtohen njësoj si lojtarët europianë”

Ish-sulmuesi i Liverpulit i ka dhënë një këshillë Mohamed Salah.
El Haxhi Diuf ka komentuar situatën e kontratës së Salah me Liverpulin duke këshilluar sulmuesin të mos e lërë Anglinë dhe të rinovoi kontratën e tij.
Ai ka theksuar faktin se duke qenë se është lojtar afrikan, ai nuk do të trajtohet kurrë si europian dhe nuk do ti ofrohet një pagë më e mirë nga ajo aktualja:
“Liverpul duhet të pranoj kërkesat e Salah. Nëse do të isha ai do ta pranoja rinovimin. Mund të përfitojë më shumë para, është lojtari më i mirë i ekipit së bashku me Mane, mund të fitojnë ende shumë tituj.
Ka 30 vjeç mund të luaj ende 4 vite. Një transferim tek Reali do të thotë t’ia filloj nga fillimi, nga ana tjetër duhet ta kuptoj që është afrikan, nuk do të trajtohet kurrë si europian nuk do ti ofrohet një rrogë më e mirë.
E njëjta gjë ndodhi dhe me mua kur isha tek Liverpuli. Me thonin të mos kthehesha në kombëtare për të luajtur me ta”, u shpreh ish-futbollisti senegalez.

Related posts

Zbulohet numri i Di Marias te Juventus

e-max

Lewandowski-Barcelona, vjen lajmi i papritur

e-max

Formacionet zyrtare: Llapi – Drita, Gjilani – Dukagjini

e-max