GazetaMax
Kuriozitete

Salihamidzic shpjegon spekulimet rreth Harry Kane

Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic ka dhënë disa komente lidhur me spekulimet që çonin Harry Kane te bavarezët.
Salihamidzic nuk ka përjashtuar mundësinë që Kane të ketë qenë në listën e dëshirave të Bayern.
Por, ai ka thënë se kampionët e Bundesliga janë tashmë në një rrugë tjetër në merkato, duke hedhur poshtë mundësinë e transferimit të anglezit.
“Këto janë spekulime. Ne jemi në rrugë tjetër tani”, ka thënë Salihamidzic.
“Manchester City dhe Liverpool kanë qenë të suksesshëm për tash e sa vite, pa një ‘9’”, shtoi ai për ‘Suddeutsche Zeitung”.
Largimi i Robert Lewandowski nga Bayern ka bërë që shumë emra të sulmit të lidhen me kalim të mundshëm në ‘Allianz Arena’. Sadio Mane ishte përforcimi i bërë për sulmin dhe duket se nuk do të ketë emra të tjerë.

Related posts

LeBron James gati ta rinovojë kontratën me LA Lakers

Gazeta Max

Këtë skuadër pritet ta udhëheqë Pirlo

Gazeta Max

Antetokounmpo do të luajë në Eurobasket 2022 dhe në Kualifikueset për Botëror 2023

Gazeta Max