GazetaMax
Lajme

Samiti BE – Ballkani Perendimor/ Ahmeti: Ditë historike për të ardhmen tonë të përbashkët europiane

Shkup, 6 Dhjetor – Kryetari i BDI Ali Ahmeti ka përshëndetur sot Samitin mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor të organizuar në Tiranë.

Europa shpreh edhe më fuqishëm sot përkrahjen për rrugën e integrimit të vendeve tona, për menaxhimin e krizës energjetike dhe ekonomike, si dhe për realizimin e procesit të reformave të domosdoshme që determinojnë ardhmërinë progresive, ka shkruar Ahmeti.

Ditë historike sot në Tiranë për të ardhmen tonë të përbashkët europiane, ku po mbahet për herë të parë në një vend të rajonit Samiti mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.

Nga tavolina e punës që bëri bashkë 27 udhëheqësit e vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe 6 udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor po dërgohet porosi e qartë për synimin e palëkundur properëndimor të rajonit, përforcohet lidhje proeuropiane që nuk do t’u lë hapësirë tentativave të dezorientimit dhe destabilizimit.

Europa shpreh edhe më fuqishëm sot përkrahjen për rrugën e integrimit të vendeve tona, për menaxhimin e krizës energjetike dhe ekonomike, si dhe për realizimin e procesit të reformave të domosdoshme që determinojnë ardhmërinë progresive.

Përgëzoj Kryeministrin Rama dhe të gjitha instancat e angazhuara shtetërore të Republikës së Shqipërisë për organizimin në nivel të lartë të kësaj ngjarje historike!

https://www.facebook.com/photo/?fbid=685633882930737&set=a.465898698237591

Related posts

Imeri: Së shpejti me iniciativë në Kuvend të flasim për mazutin kancerogjen

Gazeta Max

Meloni: Çështja e emigracionit do të marrë përmasa të paparashikueshme

Gazeta Max

Kryetari i Tearcës mohon pretendimin se ka kërcënuar një vajzë

Gazeta Max