GazetaMax
Ballina

Saranda Alija kalon në finale me këngën “Mendoj ku je”, synon fitoren në festivalin e këngës në RTK

Këngëtarja, Saranda Alija pak ditë më parë ishte shumë e lumtur që më në fund edhe Republika e Kosovës po organizon një festival të madh të këngës ku fituesi i saj do të përfaqësojë vendin në festivalin më të madh të muzikës Eurosong.

Ajo pak ditë më parë vet paralajmëroi se do jetë pjesëmarrëse në mesin e 18 këngëve finaliste në festivalin e këngës në Radio Televizionin e Kosovës, e që mbrëmë në Natën e parë të festivalit, këngëtarja Saranda Alija dha shumë emocion me performancën e saj.

“Mendoj ku je”, e punuar nga Arbër Krasniqi është projekti me të cilin Saranda synon çmimin kryesor që më pas edhe përfaqësimin në Eurosong.

Performanca e Sarandës mbrëmë ishte e jashtëzakonshme si në vokal ashtu edhe në paraqitje skenike si një divë e vërtetë dhe kaloi në finale që do të mbahet sonte.

https://www.facebook.com/festivaliRTK/videos/228721160022153

Related posts

Sa kohë duhet për të humbur peshë dhe sa kilogramë mund të biem për një kohë të caktuar?

Gazeta Max

Pyetjet që s’ua bëni mjekëve rreth periodave?

Gazeta Max

Kida aspak origjinale, kopjon gjithnjë Era Istrefin

Gazeta Max