GazetaMax
Adrenaline

Schmeichel beson që Real Madridi nuk e meritoi finalen e Ligës së Kampionëve

Portieri legjendar i Manchester United, Peter Schmeichel, beson se Real Madridi nuk e meritonte të kualifikohej në finalen e Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me Liverpoolin në Paris më 28 maj.
Schmeichel shpjegoi se Los Blancos nuk krijuan shumë në ndeshjen e dytë kundër Manchester Cityt, por ishin të saktë në tre rastet e tyre duke shënuar gola.
“Real Madridi nuk e meritoi të drejtën të jetë në atë finale. Ata ishin skuadra më e dobët larg gjatë dy ndeshjeve”.

“Shansi i parë ishte goli i parë në minutën e 90-të, goli i dytë ishte rasti i dytë dhe goli i tretë ishte hera e tretë që goditën portën”.
“Man City ishte në kontroll të plotë, por ishte ai moment që ne folëm për këtë. Ne folëm sesi stadiumi mund të ishte lojtari i 12-të”, deklaroi ish portieri i njohur.
Në anën tjetër ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, ka thënë se arsyet e suksesit të Real Madridit në Ligën e Kampionëve është përvoja e lojtarëve.

“Asnjëherë nuk duhet të dyshoni te lojtarët në këtë ekip. Fakti që ata kanë kaq shumë lojtarë në këtë skuadër që kanë fituar shumë Liga të Kampionëve, në asnjë moment të këtij turneu nuk i keni parë në panik”, ka deklaruar ai. 

Related posts

Shkupjani Admin Abdulla tek ekipi i Hajduk – Split, 15 vjeçari sfidon veten në ekipet me renome

Gazetamax.mk

PSG në verë do ta transferojë yllin e Man Utd

Gazetamax.mk

Rrëfimi i Xhakës për shqiponjën e bërë ndaj Serbisë: Nuk duhej ta bëja, por ajo që përjetoi babai im është diçka që nuk do t’ia dëshiroja askujt

Gazetamax.mk