GazetaMax
LAJME

Scholz mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, por me një kusht

Berlin, 16 Tetor – Kancelari gjerman Olaf Scholz u shpreh pro zgjerimit të Bashkimit Evropian në Kongresin e Partive Socialiste në Berlin.

“Një BE me 27, 30, 36 shtete dhe me më shumë se 500 milionë qytetare dhe qytetarë të lirë e të barabartë mund ta forcojë edhe më shumë rëndësinë e vet në botë”, tha Scholz.

Në fjalën e tij, kancelari gjerman iu përgjigj edhe kritikave të vazhdueshme të kryeministrit Edi Rama, për vonesën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. 

Scholz iu tha Ramës se i qëndron idesë për zgjerimin e unionit, por me kushtin që vendet kandidate duhet të përmbushim domosdoshmërisht kriteret.

“Edi sapo konfirmova mbështetjen tonë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Mbështes zgjerimin e unionit. Fakti që Bashkimi Europian vijon të rritet drejt lindjes është fitore për të gjithë ne. Natyrisht që vendet kandidate duhet të përmbushin kriteret e anëtarësimit. Ndërsa ne do t’i mbështesim në mënyrën më të mirë të mundshme në këto përpjekje”, tha Scholz.

Scholz sërish apeloi për reforma në BE, për ta forcuar atë për të ardhmen.

Related posts

Kovaçevski: Doganat dhe DAP nuk janë problem në negociatat me ASH

e-max

Borell: Dënoj fuqishëm çdo thirrje për dhunë

e-max

Për momentin në Shkup nuk është tejkaluar pragu i alarmi

e-max
LAJME

Scholz mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, por me një kusht

Berlin, 16 Tetor – Kancelari gjerman Olaf Scholz u shpreh pro zgjerimit të Bashkimit Evropian në Kongresin e Partive Socialiste në Berlin.

“Një BE me 27, 30, 36 shtete dhe me më shumë se 500 milionë qytetare dhe qytetarë të lirë e të barabartë mund ta forcojë edhe më shumë rëndësinë e vet në botë”, tha Scholz.

Në fjalën e tij, kancelari gjerman iu përgjigj edhe kritikave të vazhdueshme të kryeministrit Edi Rama, për vonesën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. 

Scholz iu tha Ramës se i qëndron idesë për zgjerimin e unionit, por me kushtin që vendet kandidate duhet të përmbushim domosdoshmërisht kriteret.

“Edi sapo konfirmova mbështetjen tonë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Mbështes zgjerimin e unionit. Fakti që Bashkimi Europian vijon të rritet drejt lindjes është fitore për të gjithë ne. Natyrisht që vendet kandidate duhet të përmbushin kriteret e anëtarësimit. Ndërsa ne do t’i mbështesim në mënyrën më të mirë të mundshme në këto përpjekje”, tha Scholz.

Scholz sërish apeloi për reforma në BE, për ta forcuar atë për të ardhmen.

Related posts

Pa energji elektrike disa pjesë të Shkupit

e-max

Nxënësit sot u kthyen në bankat shkollore, mësimdhënësit ndjehen të mashtruar

e-max

Mendi Qyra zgjidhet kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore

e-max