GazetaMax
Lajme

Së bashku me Bilall Kasamin, Albi Qamili shpalos planin për transport publik falas në Tetovë

Në kuadër të prezantimit të Kapitullit të Dytë për Tetovën, Albi Qamili, bartës liste i koalicionit VLEN për Tetovën, së bashku me kryetarin aktual dhe kandidatin për mandatin e dytë, Bilall Kasami, kanë shpalosur një nga projektet më transformuese për qytetin – transportin publik falas dhe të zgjeruar.

Tetova po ecën drejt standardeve evropiane dhe në mandatin e ardhshëm, pritet të realizohet një sistem modern dhe pa pagesë i transportit publik, që synon të lehtësojë jetën e përditshme të qytetarëve dhe të mbrojë buxhetin e familjeve.

Sipas planit, do të sigurohen 10 automjete të reja elektrike – 5 autobusë dhe 5 minibusë – të cilët do të mbulojnë jo vetëm qytetin, por edhe fshatrat e Malësisë së Tetovës, duke mundësuar lidhje të rregullt dhe të qëndrueshme për të gjithë.

Po ashtu, do të ndërtohet një stacion i ri modern i autobusëve në BU 58, i cili do të jetë i sigurt dhe plotësisht funksional. Projekti përfshin edhe krijimin e nënstacioneve të reja “ECO – Green” dhe korsi të dedikuara për transport publik dhe biçikleta, si pjesë e vizionit për një qytet më të gjelbër dhe më të organizuar.

“Ky është hapi i radhës drejt një Tetove evropiane – të zhvilluar, të qasshme dhe të qëndrueshme,” u theksua gjatë prezantimit të projektit. Ky plan është pjesë thelbësore e agjendës së qeverisjes së ardhshme të Kasamit dhe ekipit të tij, duke vendosur Tetovën në një rrugë të qartë drejt modernizimit dhe zhvillimit të balancuar urban e rural.

Related posts

Osmani në takimin e ministrave të PBEJ në Selanik

Gazeta Max

Angellovska-Bezhoska: Prioriteti i bankave qendrore është sigurimi i stabilitetit afatmesëm të çmimeve

Gazeta Max

Mbledhje e Komisionit kuvendor ligjvënës-juridik

Gazeta Max