GazetaMax
SPORT

Së shpejti fillon turneu Kinguin Legends ku do të marrin pjesë legjendat e CS:GO Neo, f0rest, HeatoN dhe më shumë

Nesër (e martë) do të fillojë turneu i CS:GO, i cili bashkon disa nga legjendat më të mëdha në skenën e Counter-Strike.
Lojtarë si Neo, pashaBiceps, Edward, Maikelele, HeatoN dhe kennyS kanë krijuar ekipet e tyre të cilat do të garojnë ndaj njëra tjetrës.
Skuadrave të legjendave do t’u bashkohen edhe shumë lojtarë të skenës së CS:GO, dhe legjenda tjera të cilët nuk janë më aktiv në skenën profesionale.
Gjashtë ekipet do të jenë në garë për një grup çmimesh rreth 50.000 dollarë, në turneun i cili do të fillojë nesër me datën 13 shtator dhe do të zgjasë gjithsej 5 ditë.
Ndeshja e parë do të fillojë nga ora 12:00, ku do të përballet skuadra e legjendarit të Counter Strike 1.6, HeatoN kundër skuadrës së pashaBiceps.
Të gjitha ndeshjet do të transmetohen në kanalin zyrtar të Kinguin, në platformën Twitch.
Më poshtë i gjeni formacionet e skuadrave pjesëmarrëse në këtë turneu.
Ekipi i pashaBiceps: byali, pashaBiceps, szejn, Snax, MICHU
Ekipi i HeatoN: dennis, Grus, PALM1, HeatoN, Alittoo
Ekipi i Maikelele: mwlky, Maikelele, rrallën, mouz, Devilwalk
Ekipi i Neo: Olofmeister, f0rest, friberg, tudsoN, NEO
Ekipi i kennyS: SmithZz, smooya, NatoSaphix, Ninis, kennyS
Ekipi i Edward: j3kie, bondik, Edward, Woro2k, DemQQ

Related posts

Zanetti zbulon bisedimet e Interit me Messin

e-max

Lojtarët e Real Madridit e duan aq shumë Eden Hazardin – ai duket që është pjesë e grupit, jo sikurse Gareth Bale që mungon në fesa

e-max

Boksieri 22 vjeçar shpartallon keq serbin në ring/ Fitore e rradhës për Ari Avdimetaj

e-max