GazetaMax
Lajme

Sekretari i NATO-s flet për pasojat në rast se Rusia i përdor armët kimike

Stoltenberg flet për pasojat në rast se Rusia i përdor armët kimike.
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës së NATO-së Jens Stoltenberg në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat e huaja ka komentuar bisedimet e fundit midis dy delegacioneve atij rus dhe ukrainas.
Stoltenberg është shprehur se në këtë situatë duhet që të jemi të kujdesshëm në vlerësimin e disa qëndrimeve të marra, ku ka kujtuar edhe paralajmërimin e Rusisë se do ulen në mënyrë drastike aktivitetet ushtarake në rrethin e Kievit dhe Çernigov.
Ai konsideroi se Federata Ruse ka nënvlerësuar mundësinë e rezistencës ukrainase dhe ka vlerësuar forcat e veta.
“Kjo sqaron obligimin e saj për të ndryshuar planet e veta lidhur me zhvillimin e konfliktit. Ukraina duhet në mënyrë të pavarur të vendos nëse do të bëhet kandidat për anëtar në aleancë apo do të përqendrohet në statusin neutral.
Respektojmë vendimet e popullit të pavarur edhe sovran, pa marr parasysh nëse propozon kandidimin për anëtarësim ose jo. Ukraina po ashtu duhet të vendos rreth statusit neutral. Por tërheq vëmendjen se ende nuk flasim për vendim, por vetëm për synim” ka thënë Stoltenberg për gazetën franceze.
Sipas Stoltenberg, shumë vende të NATO-s, së pari Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar, kanë forcuar ndjeshëm aftësitë ushtarake të Ukrainës duke ofruar sisteme të armëve mbrojtëse.
Gjithashtu ai ka thënë se kishte konsultime brenda Aleancës Atlantike si dhe kur armët bërthamore të shteteve anëtare mund të përdoren.
Ai vuri në dukje se roli i NATO-s është t’i japë fund armëve bërthamore në një moment, por theksoi se sapo Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut të kenë armët e tyre bërthamore, bota do të jetë më e sigurt nëse NATO ka të vetat.
Ndërkohë më parë presidenti ukrainas Vladimir Zelenski ka deklaruar se ka ardhur koha që të pranohet se Ukraina nuk do të bëhet anëtare e NATO-së./abcnews

Related posts

Komuna e Tetovës ndanë një milionë denarë për popullin turk dhe sirian

Gazetamax.mk

Grubi: Përmbushëm premtimin para afatit të parashikuar, rritëm përsëri pagën minimale

Gazetamax.mk

Polici e gjobit, i dyshuari ia publikon foton në Facebook me përshkrim urrejtës

Gazetamax.mk