GazetaMax
Lajme

Selami: Gazibaba me entuziazëm priti hapjen e Shtabit të AKI-së

Me një mikpritje të ngrohtë dhe atmosferë entuziaste, banorët e lagjes Gazibabë shprehën hapur mbështetjen e tyre për vizionin e Aleancës për Ndryshim dhe Integrim (AKI), gjatë hapjes së shtabit zgjedhor të kësaj partie në këtë lagje të rëndësishme të Shkupit.

Ngjarja u shndërrua në një manifestim të unitetit qytetar dhe angazhimit për një të ardhme më të mirë, ku u theksua besimi në AKI-në si forcë politike që sjell ndryshimin e shumëpritur.

Abdulselam Selami, kandidat për listën e këshillit të Qytetit të Shkupit nga radhët e AKI-së, ishte i pranishëm në tubim, duke falënderuar banorët për përkrahjen dhe energjinë që po i japin fushatës.

“Gazibabë e ka dëshmuar se di të bëjë dallimin dhe të zgjedhë drejtimin e duhur. AKI është alternativa e ndryshimit, dhe bashkë do t’i prijmë fitores për të ardhmen e qytetarëve tanë”, deklaroi Selami gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve.

Mesazhi që doli nga ky tubim ishte i qartë: bashkimi, vizioni dhe vendosmëria janë forca që do të çojnë drejt suksesit dhe ndryshimit të shumëpritur në Shkup.

Related posts

Skandal/ Xhevat Xhemaili paguhet 90 mijë denarë nga Bilall Kasami, por nuk jeton në Tetovë

Gazeta Max

Suedia dhe Maqedonia kanë dy role të rëndësishme këtë vit

Gazeta Max

Hulumtim/ Rreth 42,5 për qind e nxënësve konsiderojnë se ka dhunë në shkolla, një e katërta i raportojnë ato

Gazeta Max