GazetaMax
Lajme

Selami: Marrëveshja e paqes mes Hamasit dhe Izraelit, një hap historik që ringjall shpresën njerëzore

Arritja e marrëveshjes së paqes mes Hamasit dhe Izraelit është cilësuar si një moment historik nga Ambasadori i Paqes, Abdulselam Selami, i cili e ka përshëndetur këtë zhvillim si një fitore për njerëzimin pas dy vitesh vuajtjesh dhe dhimbjesh të mëdha, informon POPULLI.mk

“Jetët e njerëzve janë më të shtrenjta se gjithçka tjetër dhe asgjë nuk mund ta justifikojë humbjen e tyre,” ka theksuar Selami, duke shtuar se paqja duhet të jetë prioriteti më i lartë i çdo kombi.

Ai shprehu lutjen që ky moment të shënojë fillimin e një epoke të re, ku dialogu dhe mirëkuptimi zëvendësojnë urrejtjen dhe konfliktin.

“Le t’i themi me zë të fortë JO luftërave, sepse paqja është fitore për gjithë njerëzimin,” ka deklaruar ai.

Sipas Selamit, bota ka nevojë për më shumë dashuri, solidaritet dhe humanizëm:

“Të gjithë e duam paqen, jetën pa luftë, fëmijë që qeshin e luajnë të lirë, pleq që gëzojnë qetësinë dhe të rinj që ndërtojnë të ardhmen me dije dhe dashuri. Vetëm kështu bota mund të ecë përpara, me shpirt njerëzor dhe vlera të vërteta.”

Në fjalën e tij, ai ka falënderuar Presidentin Donald Trump dhe të gjitha shtetet që kanë mbështetur nismën për paqe, duke theksuar se çdo hap drejt pajtimit është një fitore e madhe për njerëzimin.

Selami e ka mbyllur mesazhin e tij me një thirrje simbolike:

“Nëse duam t’u lëmë trashëgimi brezave të ardhshëm, atëherë le t’ua lëmë paqen!”

Related posts

Kovaçevski: Me mendime të mira dhe vepra të mira mund të ecim përpara

Gazeta Max

Pendarovski në bisedë telefonike me Chollet

Gazeta Max

Maqedonia dhe Shqipëria dy vende në rajon që janë 100% në përputhje me sanksionet e BE-së kundër Rusisë

Gazeta Max