Bashkë me kandidatin për Kryetar të Qytetit të Shkupit, Skender Rexhepi Zejd, dhe bartësën e Listës së këshilltarëve në Komunën e Gazi Babës, Makfire Iseni, Abduselam Selami ka premtuar një përfaqësim të denjë dhe të ndershëm për qytetin e Idrizovës, informon POPULLI.mk
“Idrizova meriton më shumë në të gjitha aspektet! Bashkë premtojmë përfaqësim me dinjitet dhe ndershmëri për qytetarët,” tha Selami gjatë aktivitetit të zhvilluar së fundmi.
Ky takim vjen si pjesë e përpjekjeve të kandidatëve të AKI për të angazhuar komunitetin lokal dhe për të garantuar një qasje transparente dhe të përgjegjshme ndaj nevojave të qytetarëve.