GazetaMax
Ballina

Selena Gomez për ditëlindje kërkon mbështetje për fondacionin e saj

Këngëtarja Selena Gomez dje e ka pasur ditëlindjen e 32-të të saj.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, i ka falënderuar të gjithë për urimet dhe mbështetjen që i kanë treguar për gjatë gjithë karrierës së saj si në muzikë ashtu edhe në aktrim.

Gomez e ka nisur edhe një kompani të prodhimit për produkte të bukurisë që quhet Rare Beauty. Përmes këtij biznesi ajo e nisi edhe Fondin e Ndikimit të Rrallë, ku përmes tij dëshiron të ndihmojë të rinjtë me probleme shëndetësore.

“Njerëzit vazhdojnë të më pyesin se çfarë dua për ditëlindjen time, dhe unë u them të gjithëve të njëjtën gjë, ju lutem mos më merrni asgjë, por nëse doni të bëni diçka për ditëlindjen time, ju lutemi dhuroni për Fondin e Ndikimit të Rrallë. Nëse i keni mjetet, merrni parasysh të dhuroni për të na ndihmuar të bëjmë ndryshimin”, ka shkruar Gomez.

Related posts

Teknologjia më moderne për radiodiagnostikë me çmime të arritshme për të gjithë, në VFV Clinic!

Gazeta Max

Fronti Europian: Vota juaj nuk guxon të shkojë huq, jemi këtu ta zbatojmë vullnetin fitimarë

Gazeta Max

100 Vjetori i Turqisë dhe fryma Erdoganiste

Gazeta Max