GazetaMax
Lajme

Sezon turistik premtues në Durrës, një nga destinacionet më të preferuara në vend

Plazhet e Durrësit janë mbushur plot në fundjavën e parë të korrikut. Pushues nga i gjithë vendi, por edhe turistë të huaj dhe nga Kosova, kanë nisur të frekuentojnë bregdetin, duke sjellë ritmin e një sezoni që premton.

“Ne vijmë nga Maqedonia. Më mirë nuk ka si bëhet”, tha një vizitor.

“Nuk ka pasur probleme kurrë”, tha një tjetër. Operatorët turistikë thonë se fluksi nga Kosova është në rritje dhe prenotimet për pjesën tjetër të verës kanë nisur.

“Ka kërkesë shumë herë më të lartë se sa vjet, e po themi se është normalizuar dhe mund të themi se turistët e Kosovës i janë rikthyer Shqipërisë”, u shpreh Blerim Norja, operator turistik.

Çmimet janë pothuajse të njëjta si një vit më parë, gjë që sipas operatorëve e bën Durrësin një zgjedhje të përballueshme për çdo kategori pushuesish.

“Bregdeti i Shqipërisë ofron raportin më të mirë cilësi – çmim se kudo në Evropë. Çdo klient mund ta gjejë veten në strukturat e Durrësit pasi ka shumë mundësi zgjedhjeje”, shtoi ai.

Me mot të nxehtë, çmime të arsyeshme dhe interes në rritje, Durrësi vazhdon të jetë edhe këtë verë ndër destinacionet më të preferuara në vend.

Related posts

Bytyqi: Të përqendrohemi në bashkëpunim dhe mbështetje të ndërsjellë në rajonin më të gjerë

Gazeta Max

BNJVL bashkëorganizuese e konferencës “Partneritet për rajon konkurrues” në Dubrovnik

Gazeta Max

Grubi uron besimtarët për Krishtlindje

Gazeta Max