GazetaMax
Lajme

Shaqiri: Filloi gjysmëvjetori i dytë, qëllimi ynë është të përmirësojmë kushtet për edukim

Shkup, 24 janar- Gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2022-2023 dje filloi me prani fizike në shkollat e të gjitha komunave, i shtyrë për disa ditë pas vlerësimit të MASH dhe të Qeverisë se ashtu shkollat më mirë do të përgatiten për pjesën tjetër të vitit.

“Fillim​ i suksesshëm i gjys­mëvjetorit të dytë të vitit shkollor 202­2-2023. Vazhdon mësi­mi me prezencë fizik­e, dërgimi i teksteve shkollore​ ​ të re­ja dhe realizimi i një sërë investimesh kapitale. Të gjithë nxënësve Ju uroj vazhdim të su­ksesshëm të procesit edukativo- arsimor. Shumë njohuri të reja, aftësi dhe tej­kalim sa më të lehtë të sfidave në rrugën drejt përmirësimit dhe realizimit të potencialit personal. Mësimdhënësve ju dëshiroj mësimdhënie të suksesshme dhe më­simdhënie kreative si dhe angazhim me​përkushtim maksimal për ata ​ të cilët duhet të ud­hëheqin shoqërinë në të ardhmen”, shkroi ministri Jeton Shaqiri në Fejsbuk.

Ai premton angazhim të plotë të MASH për përmirësim të të gjitha aspekteve të sistemit edukativ-arsimor dhe se qëllimi kryesor mbetet përmirësimi i kushteve për edukim.

“Si prioritete kyçe do të theksoj proceset për vazhdimin e investimeve vijuese dhe fillimin e një sërë investimesh të reja infrastrukturore në komunat ku vihen re nevojat më të mëdha për investime dhe në mbi 100 shkolla në të gjitha komunat do të përmirësohet infrastruktura e TI-së dhe do të ndërtohen rampa qasëse. Do të vazhdojë dorëzimi i teksteve të reja shkollore tashmë të miratuara dhe furnizimi i librave të rinj për arsimin fillor dhe të mesëm. Për stafin mësimdhënës, procesi i zhvillimit profesional do të vazhdojë, përmes zbatimit të vazhdueshëm të trajnimeve të parashikuara në planin për vitin 2023, për të përmirësuar njohuritë dhe aftësitë e tyre në fusha të ndryshme”, theksoi Shaqiri.

Related posts

Zejdi: Shqiptarët asnjëherë nuk kanë pasur përfaqësim më të dobët në Qeveri se sa VLEN

Gazetamax.mk

Spasovski: Vazhdon kujdesi për çdo qytetarin tonë, në pajtim me moton tonë – MPB PËR QYTETARËT

Gazetamax.mk

Fshati Pallçisht mbi dy dekada pa ujë të pijshëm

Gazetamax.mk