GazetaMax
Ballina

Shawn Mendes flet për jetën pas ndarjes nga Camila Cabello: Jam vetëm dhe e urrej këtë

Teksa fliste për muzikën e tij të re, Shawn Mendes nuk mund të mos reflektonte për jetën e tij pas ndarjes nga ish e dashura e tij, Camila Cabello. Këngëtari i “Treat You Better” postoi një video në Twitter të premten (18 mars), ku tregon se si tekstet e tij të reja pasqyrojnë betejat e tij në jetën reale. “Ju nuk e kuptoni kur po ndaheni me dikë të gjitha ato që vijnë pas saj”, tha këngëtari 23-vjeçar.

“Thua kë të telefonoj kur jam në një atak paniku, kë të telefonoj kur jam në limit? Dhe mendoj se ky është realiteti që jam disi vetëm tani, më në fund jam vetëm dhe e urrej këtë… ky është realiteti im”, tha tutje artisti kanadez. Nëntorin e kaluar, Mendes dhe Cabello, 25 vjeç, njoftuan se ishin ndarë pas dy vitesh lidhje, duke pretenduar se në atë kohë ata “do të vazhdonin të ishin miqtë më të mirë”.

Në fillim të këtij muaji, ish-këngëtarja e Fifth Harmony foli për herë të parë për ndarjen e saj nga Mendes përmes këngës së saj më të re, “Bam Bam”. Dueti i saj me Ed Sheeran paraqet këngën e saj për mënyrat në të cilat jeta mund të ndryshojë pas një ndarjeje, shkruan People.

Mendes ndau foto të tij duke surfuar në Instagram disa ditë pas ndarjes së tyre, pavarësisht se u tha fansave vite më parë se “frika e tij më e çuditshme” përfshinte një sulm të plotë paniku ndërsa notonte në oqean gjatë natës. Ndërkohë, Cabello shiti rezidencën e saj me tre dhoma gjumi në Los Angeles në dhjetor, një muaj pasi ajo dhe këngëtari i “Wonder” u ndanë.

Për intervistën e tij të fundit të kopertinës me Billboard , këngëtari i “Mercy” foli për frymëzimin e tij të sapo gjetur për t’u fokusuar në lënien e gjurmëve të tij në industrinë e muzikës. Duke ecur përpara, ylli po punon për një album të ri dhe po përgatitet për turneun e tij “Wonder World”, i cili fillon në qershor në Portland të Oregon.

Për të në fund të ditës, megjithatë, bëhet fjalë për muzikën – jo për madhësinë e vendit të ngjarjes. “Unë kurrë nuk dua të ndaloj së performuari, edhe nëse jam duke performuar për 10 persona në një lokal. Dhe dua të luaj shfaqje më të mëdha vetëm nëse arrij ta bëj këtë duke bërë muzikë autentike”, ka thënë Mendes.

Related posts

Speca të kuq për shikim më të mirë

Gazetamax.mk

Alarmante/ Rritje e lartë e infektimeve me Covid 19, bie interesimi për vaksinim

Gazetamax.mk

Njihuni me shqiptaren Shahe Bleta që punon për të ndihmuar njerëzit

Gazetamax.mk