GazetaMax
Kuriozitete

Shefi i Leicester: Nuk kemi oferta për Tielemans

Youri Tielemans vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Leicester.
Mesfushori belg, Tielemans tash e sa kohë është pjesë e listës së dëshirave të Arsenal, por edhe të Man United.
Për situatën e lojtarit disa komente ka dhënë Aiyawatt Srivaddhanaprabha, shefi i skuadrës së Leicester.
“Nuk ka asgjë. Nuk ka pasur akoma ndonjë ofertë”, ka thënë shefi i skuadrës angleze.
“Nuk ka ndonjë propozim konkret”, shtoi ai, i pyetur për interesimin e Arsenal dhe Man United.
Mbetet të shihet nëse dy gjigantët e Premier League do të bëjnë ndonjë lëvizje formale drejt Tielemans, deri në fundin e merkatos.

Related posts

Nora Gjakova lufton për të bronztën në Grand Slam Baku

Gazeta Max

Guardiola befason për Haaland

Gazeta Max

Pedri: Mund të luaja për Real Madridin, por refuzova

Gazeta Max