GazetaMax
Lajme

Shehaj në Mar-a-Lago, flet nga vila e Trump: Mbështetje për Shqipërinë e drejtësinë!

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj është ftuar në rezidencën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Në një reagim në rrjetet sociale, Shehaj shprehet se ndodhet në vilën e Trump për të lobuar për interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Shehaj deklaroi se Amerika duhet të vazhdojë të mbështesë luftën kundër korrupsionit dhe krimit në Shqipëri.

“Ju përshëndes nga Maralago, në këtë vend ku njerëz të pushtetshëm, politikanë, sipërmarrës mblidhen për ti dhënë zgjidhje problemeve të botës. Unë jam këtu në këtë vend ku pjesa më e madhe e politikanëve shqiptarë kërkojnë të vijnë duke lobuar me paratë që u kanë vjedhur qytetarëve shqiptarë në fakt, unë nuk jam këtu për interesin tim por jam këtu për të lobuar për interesin e qytetarëve shqiptarë dhe interesat e Shqipërisë. Amerika duhet të vazhdojë të mbështesë drejtësinë, të mbështesi luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit në Shqipëri. Por nuk mund të presim vetëm nga SHBA por duhet të bëjmë dhe pjesën tonë. Duhet që përfundimisht të heqim dorë nga partitë e vjetra dhe të shikojmë drejt së ardhmes. Ju përshëndes nga Mar-a-Lago”, deklaroi shehaj përmes një videoje në rrjete sociale nga rezidenca e Trump.

Related posts

Xhaferi: Do ta presim raportin zyrtar nga MPB për atë çfarë ka ndodhur gjatë referimit të Dimovskit

Gazeta Max

Anketa: 36% e të rinjve duan të emigrojnë, 11% e tyre ikin për 6 muaj

Gazeta Max

Kryetarja e Këshillit nacional zviceran e Parlamentit federal do të drejtohet para deputetëve

Gazeta Max