GazetaMax
Lajme

Shënimi i Ditës Ndërkombëtare për Qasje Universale në Informacione

Shkup, 28 shtator – Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik sot me konferencë do ta shënojë 28 shtatorin – Ditën Ndërkombëtare për Qasje Universale në Informacione.

Në konferencë do të prezantohen rezultatet nga analiza e realizuar në zbatimin të Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik me rekomandime për avancimin e sistemit për qasje të lirë deri në informacione.

Sipas agjendës, në konferencë mes tjerash, fjalime do të mbajnë zëvendësministri i Drejtësisë Agim Nuhiu, drejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione publike, Pllamenka Bojçeva dhe Dançe Danillovska-Bajdevska, autore e “Analizës së zbatimit të Ligji për qasje të lirë në informacione me karakter publik me rekomandime për avancimin e sistemit për qasje të lirë deri në informacione”.

Kjo ngjarje organizohet në kuadër të projektit “Promovimi i Transparencës dhe Llogaridhënies në administratën publike”, të financuar nga Komisioni Evropian, ndërsa i implementuar nga ana e konsorcium i drejtuar nga PwC.

Related posts

Iljasa Zeqiri emërohet zëvendës Kryeshef i SPB Kumanovë përgjegjës për Kumanovë, Likovë, Kratovë, Kriva Pallankë dhe Staro Nagoriçan

Gazeta Max

Betimi i Kryeparlamentarit/ Kabineti i Gashit: Gjuha shqipe garantohet me Kushtetutë

Gazeta Max

Vetoja e Bullgarisë, Ahmeti: Pa ndihmën e BE-së, vështirë të ketë zgjidhje

Gazeta Max