GazetaMax
Lajme

Shënohet Dita e Bibliotekës “Ernest Koliqi, me rastin e 120-vjetorit të lindjes së veprimtarit

Sot shënohet Dita e Bibliotekës “Ernest Koliqi”, që gjendet në Katedralen Shën Nën Tereza në Prishtinë, me rastin e 120-vjetorit të lindjes së veprimtarit të shquar.

Organizimi mbahet në Qendrën “BogdaniPolis”, në orën 12.

Ernest Koliqi ka qenë poet, eseist, dramaturg, romancier, përkthyes, gazetar dhe kontribuues i madh i arsimit shqip në Kosovë.

Koliqi lindi në Shkodër më 20 maj 1903 dhe vdiq në Romë më 15 janar 1975.

Bashkë me Mitrush Kutelin konsiderohet si themelues i tregimit modern shqiptar, me përmbledhjet “Hija e Maleve”, Tregtar Flamujsh” dhe “Pasqyrat e Narçizit”.

Më 1939, pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia, Koliqi u emërua ministër i Arsimit.

Koliqi e drejtoi Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Romë, mbi bazën e së cilës në vitin 1057 u ngrit Instituti i Studimeve Shqiptare.

Related posts

“Vëllazëri shqiptare” – Rama publikon foton nga takimi

Gazeta Max

Rreth 280 mbetje mortore në IML të paidentifikuara nga lufta në Kosovë

Gazeta Max

Një fëmijë gjashtë vjeçar mbytet në lumin Shkumbin në Tetovë

Gazeta Max