Shkup, 12 dhjetor – Janë kryer bastisje te 11 persona, në gjithsej 11 objekte që ndodhen në zonën e Shkupit, ndërsa janë privuar nga liria nëntë persona, njëri prej të cilëve është i punësuar si zyrtar policor, nga dy persona janë në kërkim, ndërsa dy anëtarë të grupit kriminal tashmë janë duke vuajtur dënimin me burg në INP Shkup dhe INP Idrizovë, për vepra penale tjera “kontrabandë me migrantë”.
Ky është rezultati nga operacioni policor i koordinuar për asgjësimin e grupit të organizuar kriminal i involvuar në kryerjen e veprave penale të kontrabandës me migrantë.
Aksioni, siç kumtuan sot nga MPB-ja, është kryer nga Njësiti nacional për asgjësimin e kontrabandës me migrantë dhe tregtisë me njerëz, pranë Sektorit për hetime kriminalistike, Departamenti për asgjësimin e krimit të organizuar dhe serioz, në bashkëveprim me Departamentin për operacine të posaçme dhe speciale, SPB Shkup, nën udhëheqjen e Prokurorit Publik nga Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit,
“Hetimi kriminalistik ndaj grupit 13-të anëtarësh, i cili ka vepruar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u zbatua nga muaji maj i vitit 2022 deri më tetor të vitit 2022. Janë kryer bastisje në 11 objekte në rajonin e Shkupit, kurse nga liria janë privuar nëntë persona (prej tyre një i punësuar si nëpunës policor), dy persona janë në kërkim, kurse dy persona të grupit kriminal tani më janë duke vuajtur dënimin me burg në INP Shkup dhe INP Idrizovë, për vepra penale tjera “kontrabandë me migrantë”. Gjatë bastisjeve janë gjetur dhe sekuestruar:telefona ceularë me SIM kartela, automjete të pasagjerëve, të holla, armë (pistoletë dhe pushkë) fletpagesa nga pagesa të kryera për transfer të shpejtë të të hollave, etj”, shpjegohet në kumtesën e MPB-së.
Bëhet fjalë për grup kriminal të organizuar, me strukturim të rreptë hierarkik, i cili si qëllim ka pasur fitimin e dobisë materiale në mënyrë kundërligjore, i udhëhequr nga personi A.B. (29) nga Shkupi.
Nga MPB informojnë se ai së bashku me K.N., A.N. dhe Q.N., me prejardhje nga Lindja e Mesme, i cili kohë pas kohe qëndron në Republikën e Maqedonisë së Veriut ( në rajonion e Kumanovës dhe Likovës), në Republikën e Greqisë (Selanik) dhe në R. e Serbisë, kanë organizuar kontranbandën me migrantë me prejardhje nga Afganistani, Pakistani, Siria dhe vende tjera të Lindjes së Mesme dhe Lindjes së Largët.
“Migrantët në mënyrë ilegale janë tranferuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Republika e Greqisë, përmes kalimeve ilegale në të ashtuquajturin “kufiri i gjelbërt” në rrethinën e Gjevgjelisë dhe Demir Kapisë, ku pastaj me ndihmën e të ashtuquajturëve “kaçak”, në mënyrë të koordinuar janë sjellur në lokacione paraprakisht të parapara. Nga këto lokacione sipas udhëzimeve të organizatorit të grupit A.B., anëtarët er grupit E.B., R.R., H.I.; B.H., B.SH.A.M., A.F. i kanë marrë migrantët, pas së cilës me automjete të pasagjerëve dhe automjete transportuese i kanë sjellur në lokacionet e parapara në rajonin e Kumanovës dhe Likovës, që pastaj përmes territorit të Republikës së Serbisë në drejtim të shteteve të Unionit Evropian”, theksohet në kumtesën.
Në të njëjtën mënyrë kanë kontrabanduar migrantë në territorin e Maqedonisë së Veriut të cilët janë transferuar në terrirorin e Serbisë përmes kalimeve ilegale në të ashtuquajturën “kufiri i gjelbërt” në rrethinën e Kumanovës dhe Likovës në drejtim të Gjevgjelisë, kurse kanë qenë me prejardhje nga India, të cilët më herët kanë ardhur dhe një kohë të caktuar kanë qëndruar në terrirtorin e R. së Serbisë.
Organizatorit të grupit kriminal A.B., për kontrabandë me migrantët përmes territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut i janë paguar shuma në të holla për transfer të shpejtë të të hollave “RIA” dhe “WESTERN UNION” si dhe “në dorë”, kurse çmimi i transportit për person ka qenë nga 600 derin 800 euro.
NJAKOK deri te PTHP për NKOK, parashtroi kallëzim penal kundër 13 personave edhe atë: A.B. (29) për veprat penale “organizimin e grupit dhe nxitjen në kryerjen e veprave tregti me njerëz, tregti me fëmijë dhe kontrabandë me migrantë”, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 418-v paragrafi 1 si dhe “kontrabandë me migrantë” e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 418-b paragrafi 2 të KP-së të RMV-së, R.R. (18), H.I. (18), M.I. (30) V.F. (39) për vepra penale të kryera “organizimin e grupit dhe nxitje në kryerjen e veprave tregti me njerëz, tregti me fëmijë dhe kontrabandë me migrantë” e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 418-v paragrafi 2 dhe “kontrabandë me migrantë” sipas nenit 418-b paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 2 të KP-së të RMV-së, А.М. (31) dhe I.S. (31) për vepra penale “organizimin e grupit dhe nxitje në kryerjen e veprave tregti me njerëz, tregti me fëmijë dhe kontrabandë me migrantë” e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 418-v paragrafi 2 të KP-së të RMV-së, R.A. (25) për veprat penale “organizimin e grupit dhe nxitje në kryerjen e veprave tregti me njerëz, tregti me fëmijë dhe kontrabandë me migrantë” e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 418-v paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 24 “ndihmë” të KP-së të RMV-së.