GazetaMax
Kuriozitete

Shkëlqeu ndaj Liverpoolit, Berat Gjimshiti shpallet më i miri në Ligën e Evropës

Berat Gjimshiti është shpallur lojtari më i mirë i fazës së ndeshjeve të dyta çerekfinale në Ligën e Evropës.

Kapiteni i Kombëtare së Shqipërisë ishte ndër më meritori që Atalanta siguroi kualifikimin historik, për në gjysmëfinale të kësaj gare – shkruan Gazeta Express.

Të enjten mbrëma, skuadra italiane u mposht në shtëpi 0:1 nga Liverpooli, por kaloi tutje falë fitores së madhe 3:0 në ndeshjen e parë të luajtur në “Anfield”.

Pavarësisht humbjes, Gjimshiti regjistroi një paraqitje fantastike. Mes tjerash, ai rikuperoi e 13 topa, bëri gjashtë ndërhyrje dhe kishte saktësi prej 73% të pasimeve.

Në garën për çmimin e më të miri të këtij raundi, mbrojtësi shqiptar mposhti konkurrencën e Jordan Veretout (Marseille), Gianluca Mancini (Roma) dhe Matej Kovar (Bayer Leverkusen).

Related posts

De Gea merr përsipër humbjen poshtëruese të United

Gazeta Max

Neto udhëton në Angli për ta mbyllur marrëveshjen me Bournemouth

Gazeta Max

Dybala te Milan? Vjen lajmi i papritur

Gazeta Max