GazetaMax
Kuriozitete

Shkëndija mund të luaj me Fenerbaçen ose Slovaçkon e Çekisë në ndeshjet e “Play-Off”

Pas FC Shkupit, edhe skuadra e Shkëndijës ka mësuar kundërshtarët e saj të mundshëm, që do të ishin pengesa e fundit për një vend në grupet e Ligës së Konferencës.
Skuadra tetovare në rast se arrin të eliminojë AIK Stokholmin suedez në turin e tretë eliminatorë, në ndeshjet e “play-off” do të përballej me skuadrën humbëse nga ndeshja midis turqve të Fenerbahçes dhe çekëve të Slovaçkos, skuadra këto që do të luajnë në turin e tretë eliminatorë të Liga Europa.
Ndeshjen e parë, Shkëndija do ta zhvillonte në transfertë me datë 8 gusht, ndërkohë atë kthyese në Shkup, më datën 15 gusht.

Related posts

Shpendi, rrëfehet goleadori shqiptar

Gazeta Max

Ja pse mungon Edon Zhegrova

Gazeta Max

Liverpooli fiton bindshëm në udhëtim te Benfica

Gazeta Max