GazetaMax
Lajme

Shkupi u bë me transport falas, jo nga Arsovska por nga ajri i ndotur

Shkup, 27 dhjetor – Ndërmarja Qarkulluese Publike sot ka njoftuar se transporti publik do të jetë falas, e kjo përshkak ndotjes enorme të ajrit, informon Zhurnal.

Kjo masë ka filluar që nga dita e djeshme e do të përfundojë kur të mbarojë gjendja alarmuese me PM grimcat.

Qyteti i Shkupit gjithashtu dje ka kryer mbi 20 kontrolle inspektuese me çka te dy subjekte është konfirmuar se i tejkalojnë emisionet e lejuara e me çka u është shqiptuar gjobë prej 12 mijë eurove.

Ndryshe Shkupi por edhe qytetet tjera si Tetova, Gostivari, Strumica e Kavadari po përballen me ndotje enorme të ajrit./Zhurnal.mk

Related posts

Fillon seanca parlamentare për pyetje të deputetëve

Gazeta Max

Zv. drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Taipi: Dy kilometra të rrugës Shkup-Bllacë do të lëshohen në përdorim gjatë muajit nëntor

Gazeta Max

Pendarovski: Në situata krize, shihet se sa shumë kemi nevojë për respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë

Gazeta Max