GazetaMax
Lajme

Shoferi nga Velesi godet vajzën në viza të bardha, përfundon me lëndime (foto)

Shkup, 20 tetor – Gjatë pasditës së djeshme, rreth orës 16:30, një veturë me targa të Velesit, në qendër të Shkupit përballë postës kryesore, ka goditur një vajzë të moshës 30 vjeçare e cila kalonte në vendin e paraparë për këmbësorë, informon Zhurnal.

Shoferi është ndalur menjëherë ndërsa vajza kishte pësuar lëndime trupore dhe nuk mund të lëvizte. Dëshmitarët thirrën ambulantën e cila erdhi pas diku 10minutave. Në atë moment me veturë kaloi një police me uniformë e cila ndaloi për t’i dhënë ndihmë vajzës derisa të vjen autoambulanca. Komunikacioni gjithashtu ishte i dendur përshkak bllokimit të rrugës nga autobusët para Qeverisë. Kundër shoferit nga Velesi do të ngritet kallëzim adekuat penal./Zhurnal.mk

Related posts

Orban kërcënon me largim nga BE: Hungaria jashtë kur Evropa nuk ka asgjë për të ofruar

Gazeta Max

Todorov dhe Filipçe e kanë futur në borxh Ministrinë e Shëndetësisë 8.5 mln euro, flet Bekim Sali

Gazeta Max

Kërcënon Zejdi: Nëse shqiptarët vazhdojnë të shtypen, këto zgjedhje mund të jenë të fundit në këtë format

Gazeta Max