GazetaMax
Lajme

Shpërtheu zjarr në pompën e benzinës në Shkup, dëmtohen dy vetura dhe plagoset një punonjës

Dy vetura janë dëmtuar ndërsa një punonjës i pikës së karburantit është lënduar pasi gjatë ditës së djeshme në fshatin Marino, në një pompë benzine ka shpërthyer zjarr brenda një veture, përcjell TV21.

“Më datë 04.03.2023 në SPB-Shkup është raportuar se rreth orës 19:40 në një pikë karburanti në fshatin Marino, komuna e Ilindenit, ka shpërthyer zjarr në veturën e pasagjerëve “Fiat” me targa të Shkupit, në pronësi të L. V. (59) nga Ilindeni. Gjegjësisht, sipas raportit, derisa punonjësi M.K.(20) nga fshati Jurumleri i Shkupit, po derdhte gaz në veturë, ka shpërthyer zjarri dhe i njëjti është lënduar. Nga zjarri është dëmtuar edhe automjeti tip “Alfa Romeo” me targa të Shkupit në pronësi të K.N.(68) nga fshati Bujkovci i Shkupit.

Related posts

Pushteti kundër zgjedhjeve të parakohshme, çfarë veprime paralajmëron opozita?

Gazeta Max

Kriza tregon dhëmbët, pas 19 muaj në Tetor regjistrohen 1429 të papunë

Gazeta Max

Zhduket një vajzë në Obiliq

Gazeta Max