GazetaMax
Lifestyle

Shpresë për kurimin e kancerit, vaksina e testuar te minjtë dhe majmunët rezulton efektive

Rezultatet e një kërkimi shkencor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës japin shpresë në luftën kundër kancerit, pasi një vaksinë e re kundër kancerit, e testuar te minjtë dhe majmunët, do të jetë në gjendje të bllokojë qelizat e sëmura, duke thyer mbrojtjen që tumoret vendosin për të mbrojtur veten nga sulmet e sistemit imunitar, sipas mediave të huaja.

Rezultatet e studimit hapin rrugën për mundësinë e zhvillimit të një vaksine universale, pasi terapia e re mund të kapërcejë variacionet e ndryshme që ndodhin tek çdo pacient.

Studimi, i botuar në revistën Nature, u koordinua nga Instituti Dana-Farber për Kancerin dhe Shkolla Mjekësore e Harvardit, të dyja në Boston, dhe tregon nevojën për prova të reja klinike që do të bënin të mundur fillimin e studimeve edhe te njerëzit.

Shumica e vaksinave kundër kancerit “mësojnë” sistemin imunitar të njohë dhe sulmojë proteinat (antigjenet) specifike që gjenden në sipërfaqen e qelizave kancerogjene. Megjithatë, aftësia e këtyre antigjeneve për të stimuluar një përgjigje imune është unike për çdo individ, duke e bërë të vështirë zhvillimin e një vaksine efektive për të gjithë. Studiuesit mbajtën një qasje të ndryshme. Vaksina e tyre e kancerit mund të kapërcejë variacionet individuale, sepse synon dy lloje të qelizave imune, qelizat T dhe qelizat NK (Natural Killer – vrasës natyral).

Në veçanti, vaksina stimulon dy proteina të quajtura MICA dhe MICB, të cilat janë gjithashtu të pranishme në sipërfaqen e qelizave kancerogjene dhe prodhimi i të cilave rritet në kushte stresi, të cilat janë në gjendje të lidhen me qelizat imune dhe t’i aktivizojnë ato.

Normalisht, tumoret janë në gjendje të neutralizojnë kërcënimin duke zbërthyer proteinat MICA dhe MICB dhe duke i shpërndarë ato, por është pikërisht në këtë pikë që vaksina e re hyn në lojë: parandalon qelizat kancerogjene të heqin qafe dy proteinat dhe për këtë arsye bën aktivizimin shumë më të lehtë të qelizave T dhe NK të sistemit imunitar.

Terapia është në gjendje të promovojë imunitetin mbrojtës kundër tumoreve, madje edhe kundër atyre me mutacione që normalisht i shpëtojnë mbrojtjeve natyrore të trupit. Në testet paraprake, të kryera në minj, vaksina rezultoi efektive dhe e sigurt.

Related posts

Sozia e Luizit vjen në Përputhen. Njihuni me berberin nga Shkupi që do të trazojë ujërat

Gazetamax.mk

Sezoni i gripit/ Ekspertët kanë frikë se mund të jetë shumë i rëndë

Gazetamax.mk

Erdhi hiti më i ri nga Hekurani dhe Anna quhet “Fajet”

Gazetamax.mk