GazetaMax
Ballina

Shqipe Kastrati po rikthen për gjeneratat e reja mega hitin e saj “Qaj moj zemer mos pusho”

Për të përshkruar personalitetin dhe karierën e saj nuk ka shumë nevojë sepse bagazhi si një artiste e madhe flet shumë. Shqipe Kastrati njihet si një nga emrat më të mëdhej të skenës shqiptare që i ka dhënë shumë muzikës dhe vazhdon të kontribojë në këtë drejtim. Shumë hite po shënojnë rrugëtimin e saj në muzikë sa që gjeneratat e reja vazhdojnë të dëgjojnë dhe pëlqejnë shumë, ndërsa ajo me kënaqësi të madhe risjell sot një hit të vjetër por të përpunuar me shumë mjeshtri.

Ndonëse kanë kaluar vite që je në skenë ende vazhdon fuqishëm, nga e merr energjinë Shqipja?

Janë bë shumë vite në skenë, jam rrit me këngën, është pjesë e pandashme e jetës sime , kur e ke mbështetjen e publikut kërkesat e mëdha për të qenë pjesë e gëzimeve familjare mbrëmjeve të ndryshme sigurisht që dhe energjia nuk mungon.

Çfarë ka ndryshuar deri më sot gjatë gjithë këtyre viteve tek ju?

Si këngëtare dhe si personalitet asgjë, e vetmja gjë janë vitet.

Po bëni një jetë mes Shteteve të Bashkuara dhe trojeve shqiptare, je e kërkuar gjithandej, na e përshkruaj gjithë këtë rritëm të jetës si po zhvillohet?

Kam shumë vite që jetoj larg atdheut dhe sigurisht që është e vështirë për mua sidomos në regjistrimin e këngëve të reja mirëpo për fatin tim të mirë e kam menaxherin Flori Cocaj që kujdeset për të gjitha për këngët e reja për pronotimin e dasmave dhe mbrëmjeve dhe vërtetë më ka lehtësuar shumë punën njëherit dhe e falenderoj për korrektësinë që ka.

Je duke bërë gati projekte të reja këtë sezonë, na thuaj më saktë për çfarë bëhet fjalë?

Çdo sezonë përveç dasmave kam punuar dhe shumë këngë dhe këtë vit nuk do mungojnë por për momentin do ua lë befasi.

Po riktheni gjithashtu në vëmendje një hit shumë të vjetër, pse pikërisht ky vendim?

Në fakt kam sjellë shumë këngë e hite të vjetra sepse janë të pavdekshme dhe nuk duhet lënë në harresë por e veçanta e kësaj është se do sjellë këngën Qaj moj zemer mos pusho, këngë të cilën për herë të parë e kam kënduar unë dhe kam fituar Mikrofonin e artë, është këngë gurbeti që është kënduar shumë por asnjëherë nuk është ditur autori dhe interpretuesi i kësaj kënge, këtë këngë me tekst dhe muzikë e ka punuar kant-autori dibran Haxhi Maqellara ndërsa unë e kam kenduar.

Shqipe, je shumë aktive edhe në ahengje të ndryshme familjare, si ju presin shqiptarët?

E vërtetë jam shumë aktive këtu në Amerikë por dhe në Kosovë e Maqedoni në çdo aheng më kanë prit me shumë respekt dhe i falenderoj nga zemra të gjithë për besimin që e kanë të jem pjesë e gëzimeve të tyre familjare.

Related posts

I dashuri i saj biznesmen e ka ditëlindjen, Albina Kelmendi nuk përmbahet nw urimin e saj

Gazetamax.mk

Me këtë datë ndërrohet ora

Gazetamax.mk

Ju prezantojmë Lil Grizzi, reperi në Angli që bën muzikë shqip

Gazetamax.mk