GazetaMax
Kuriozitete

Shqipëria fiton tre medalje ari në peshëngritje

Ertjon Kofsha shkëlqeu në Europianin e Moshave
Ertjan Kofsha ka shkëlqyer në Kampionatin Europian të peshëngritjes për moshat U-15 dhe U-17 që po mbahet në Poloni. Talenti shqiptar ka fituar plot tri medalje ari në grupmoshat U-17.
Kofsha, i cili garoi në peshat 89 kg, realizoi një paraqitje shumë të mirë, teksa dominoi ndaj rivalëve, duke nderuar kështu Shqipërinë në këtë eveniment të rëndësishëm të shtangës për moshat.
Ai ngriti 145 kg në stilin e shkëputjes dhe 168 në stilin e shtytjes, për ta mbyllur dygarëshin me plot 308 kg.

Related posts

Punë e kryer, për këtë skuadër do të luajë Asensio

Gazeta Max

Ronaldo i lumtur me ‘pokerin’ e tij të parë në elitën e futbollit arab

Gazeta Max

Poll Pogba, ka vendosur të braktis futbollin?!

Gazeta Max