GazetaMax
Lajme

Shqiptarët përbëjnë mbi 36% të lindjeve në Maqedoninë e Veriut

Sipas të dhënave të fundit statistikore për vitin 2023, 36.23% e lindjeve të foshnjave të gjalla në Maqedoninë e Veriut i përkasin komunitetit shqiptar.

Ky tregues demografik konfirmon një trend të vazhdueshëm prej më shumë se 30 vitesh, ku lindshmëria në mesin e shqiptarëve mbetet mbi një të tretën e totalit të përgjithshëm të lindjeve në vend.

Shifrat i referohen vetëm foshnjave të lindura në territorin e Maqedonisë së Veriut, duke reflektuar strukturën aktuale etnike të natalitetit në vend.

Ky fakt paraqet një indikator të rëndësishëm socio-demografik, që ka ndikim në projeksionet afatgjata të përbërjes etnike dhe në debatet rreth përfaqësimit dhe të drejtave në një shtet multietnik si Maqedonia e Veriut.

Related posts

Grubi në Click plus: E formuam frontin proeuropian, vazhdojmë në të njejtën frymë

Gazeta Max

Në “Aerodrom” të Shkupit u arrestua një burrë që qëlloi me armë gjatë një feste familjare

Gazeta Max

Milevski: Të gjitha bllokadat përfunduan me tërheqjen e opozitës

Gazeta Max