GazetaMax
Lajme

Shqiptohen 176 kundërvajtje trafiku në Shkup, 46 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shkup, 29 janar – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.

Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 176 kundërvajtje, prej të cilave 46 gjoba për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 18 sanksione për ngasjen e automjetit pa patent shoferi dhe tetë sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Siç informoi MPB, poashtu janë shqiptuar edhe nëntë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), tetë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, gjashtë gjoba për automjete në gjendje jo të rregullt teknike dhe të paregjistruara…

Nga MPB paralajmërojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë. 

Related posts

Fondi pensional të dorëzojë të dhënat për pensionet më së voni deri më 21 prill

Gazeta Max

Aggeler: Në RMV çdo ditë po ndodhë korrupsion, një ose dy emra do t’i shtohen listës së zezë shumë shpejt

Gazeta Max

Pavllova: Të ruhet mbështetja për kompanitë më të prekura nga konflikti ukraino-rus

Gazeta Max