GazetaMax
Ballina

Shtohen shanset e shërimit të goditjes në tru

Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë në Los Angeles në një studim të ri për pacientët që ka pësuar një goditje në tru tregojnë se nëse arteriet kryesore lirohen atëherë shanset e shërimit janë të mëdha.

Pllakëzat e mpiksura të gjakut në arteriet kryesore pengojnë rrjedhjen e gjakut në tru, dhe kështu qelizat e trurit fillojnë të vdesin, prandaj është e rëndësishme që të ndërhyhet sa më shpejt për trajtimin e goditjes në tru.

Dr. Jeffrey Saver analizoi rezultatet e trajtimit të mbi 1,000 pacientëve që kishin kaluar goditje ishe-mike akute, ku një arterie kryesore bllokohet. Bashkë me studiues të tjerë ai bërë prova klinike-nga të cilat doli se trombektomia, heqja e këtyre bllokimeve, e shoqëruar me ilaçe i përmirëson mjaft mundësitë e shpëtimit dhe të shërimit.

“Nëse arteria hapet 3 orë pas goditjes, 65 për qind e pacientëve do të mund të jetojë në mënyrë të pavarur tre muaj më vonë. Nëse arteria hapet 8 orë pas goditjes, vetëm 45 për qind e pacientëve do ta kenë këtë fat. Koha e ndërhyrjes ndikon shumë”, thotë dr. Saver.

Related posts

Për 10 gjëra s’duhet dhënë asnjëherë llogari, sipas një psikologu

Gazeta Max

Në Novaci është ngritur centrali më i madh privat fotovoltaik në Ballkan. Do të prodhojë 85 mijë MWh energji elektrike, e mjaftueshme për t’i shërbyer 30,000 familjeve

Gazeta Max

Bora Zemani a do të jetë e ftuar në emisionin e Donaldit dhe Romeos? Kështu reagon ky i fundit kur pyetet

Gazeta Max