Spasovski për vizitë në fushat e rikonstruuara sportive në Qendrën policore “Gjorçe Petrov”-Shkup, donacion nga FFM-ja

Shkup, 21 maj –Në Qendrën policore “Gjorçe Petrov”-Shkup, sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski së bashku me drejtorin e Byrosë për siguri publike pranë MPB-së, Sasho Tasevski i përkujtuan fushat e rikonstruuara sportive, fushën e re për futboll të vogël me bari artificial, fushë të madhe për futboll, si dhe sistemin për ujitje në fushë, të dedikuara për nevojat e pjesëtarëve të Njësisë për sistemim të shpejtë pranë MPB-së, donacion nga ana e Federatës së futbollit të Maqedonisë (FFM).

“Kjo udhëheqësi e MPB-së vazhdon me aktivitetet e projektuara planore në drejtim të avancimit të vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës material-teknik dhe infrastrukturor të kushteve për punën e të gjithë të punësuarve në MPB dhe me qëllim të realizimit të konceptit të vendosur strategjik ‘Polici e pajisur-qytetarë të sigurt’”, theksohet në kumtesën e MPB-së.

Të fundit në përqindje