GazetaMax
Lajme

Si e ndaloi Izet Mexhiti mbylljen e dyqaneve në Rrugën e Plastikave?

Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i VLEN-it për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në videon e fundit të Masterplanit për Çairin ka zbuluar një detaj të cilin opinioni nuk e ka ditur deri më tani. Ai ka treguar se falë vendimeve të tij është parandaluar falimentimi i bizneseve dhe qindra familjeve në rrugën e njohur si Rruga e Plastikave.

“Prej këtu nëse dalim tek rruga e plastikave, e mbajmë mend, ka pasur shtëpi me qerpiq aty, vërtetë nuk janë bërë të gjitha me plan, por sot duket 10 herë më mirë se si ka qenë para 15 viteve. P.sh ka pasur një tendencë aty kur e rekonstruan rrugën kanë vendosur disa trotuar të lartë që mos të mund të parkohesh më thellë!”, ka shpjeguar Mexhiti.

Ai theksoi se, po të pranohej projekti i qytetit të Shkupit, pasojat do të ishin katastrofale.

“Nëse do e lejoshim ne atë trotuarin e lartë që ta vendos qyteti i Shkupit, u deshke që brenda dy jave të gjithë ato dyqane të mbyllen, krejt ato familje, krejt ato biznese aty me u zhduk, krejt ato familje me mbete pa punë, pa biznese, para bankrotit ose t’i marrin ato biznese edhe të shkojnë nëpër komunat e tjera,” ka thënë më tej Mexhiti.

Mexhiti shtoi se zgjidhja e ofruar ka qenë tolerimi i përkohshëm i parkimit, deri në ndërtimin e një parkingu modern:

“Ne diku kemi toleruar, nuk është bërë më e mira por nuk kemi leju një trotuar të lartë, kemi leju që të parkohen ashtu edhe siç është tani deri sa të bëhet një parking me të gjitha nishanet, t’ia ofrojmë qytetarit alternativën e mandej t’ia bëjmë dënimin,” ka thënë Mexhiti.

Me këtë vendim, Izet Mexhiti nënvizoi se është mbrojtur jeta ekonomike e qindra familjeve të Çairit dhe është ruajtur gjallëria e një prej arterieve më të rëndësishme tregtare të komunës.

Related posts

BDI dënoi sulmin ndaj Artan Grubi, e cilësoi sulm ndaj kësaj partie!

Gazeta Max

Banorët e Nerovës dhe mësimdhënësit falënderuan Qeverinë dhe VLEN-in për zgjidhjen e çështjes së shkollës

Gazeta Max

Prolongohet protesta e gjykatësve e paralajmëruar për më 28 prill

Gazeta Max