Situata në kryeqytet/ Pas dhunës së të shtunës, jeta në Tiranë vazhdon normalisht

Pas episodeve të dhunës të regjistruara të shtunën në kryeqytet, situata në Tiranë paraqitet e qetë dhe lëvizja vijon normalisht.

Pavarësisht rikthimit të qetësisë, një pjesë e madhe e bizneseve në zonat e prekura kanë mbajtur qepenat ulur dhe dyert e mbyllura, në një situatë që vjen pas tensioneve dhe përplasjeve të një nate më parë.

Ndërkohë, qarkullimi në kryeqytet vijon pa probleme të raportuara.

Ndërsa qytetarët kanë rifilluar aktivitetet e tyre të përditshme.

Burimi:botasot.info