GazetaMax
Lajme

Situata në Veri të Kosovës, reagon MPJ

Shkup, 7 Nëntor – Ka reaguar Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut në lidhje me ngjarjet e fundit në Kosovë. Ministri Bujar Osmani bën thirrje për përmbajtje nga aktivitetet që mund të çojnë në përshkallëzimin e situatës.

“Republika e Maqedonisë së Veriut po ndjek me kujdes situatën në veri të Kosovës, përkeqësimi i mëtutjeshëm i së cilës mund të përbëjë një sfidë serioze për stabilitetin e rajonit. Si fqinjë të drejtëpërdrejtë të dy vendeve, apelojmë që të përmbahen nga aktivitetet që mund të çojnë në përshkallëzimin e situatës, ftojmë për kthim në institucionet e sistemit dhe vazhdimin aktiv dhe të menjëhershëm të dialogut që ne mbështesim dhe inkurajojmë fuqishëm. Gjetja e një zgjidhjeje të përhershme që do të sigurojë njohje reciproke dhe një të ardhme evropiane për të dyja vendet, është e vetmja rrugë për një normalizim afatgjatë të marrëdhënieve që është me interes jo vetëm për të dyja palët, por edhe për të gjithë rajonin”, thuhet në reagimin e ministrit, Bujar Osmani.

Related posts

Asllan Selimi argumenton dhe dëshmon krimin serb në burgun e Dubravës

Gazeta Max

MPB: Dy aksione të suksesshme të nëpunësve policorë në shpëtimin e personave

Gazeta Max

Ilirjan Celibashi: Rezultatet e para të zgjedhjeve pritet të dalin pasditen e së martës

Gazeta Max