Në Saraj po shtrohet një pyetje e madhe: a mund t’i besohet një kandidati që ndërton karrierën mbi poste për vete dhe rrethin e tij më të afërt, ndërsa qytetarët vuajnë pa zgjidhje?
Vëllai i tij, Shpëtim Ramadani, që nga viti 2021 është pjesë e Këshillit Drejtues të Transportit Publik të Shkupit. Katër vite me radhë, zëri i tij nuk është dëgjuar asnjëherë, as kur shqiptarët në këtë administratë degradoheshin dhe shtypeshin, as kur banorët e Sarajit mbetën pa transport për fëmijët e tyre. Heshtja e tij ka një arsye të thjeshtë: frika mos e humb postin e majmë, nga i cili merr rrogë të sigurt prej katër vitesh, pa bërë asgjë për njerëzit e vet.
Miku më i afërt i Blerantit, Muhsin Arifi, u vendos kryetar dege nga vetë Ramadani, e më pas u shpërblye me dy poste drejtori, fillimisht në Psikiatri, pastaj në Geriatri. Rezultati? Skandali më i madh: u kap në flagrancë duke marrë 100.000 euro ryshfet nga pacientë. Sot ai ndodhet në burg, simbol i korrupsionit që ka përhapur kjo rrethinë.
Vetë Blerant Ramadani ndërkohë nuk mbeti prapa, është emëruar dy herë koordinator nacional në qeveri, duke siguruar pozita për vete, ndërsa qytetarët e Sarajit kanë mbetur me problemet më elementare: pa ujë, pa rrugë dhe pa transport publik.
Kjo tablo e zymtë tregon qartë një gjë: rrethi i Blerant Ramadanit është i mbushur me nepotizëm, pazare dhe korrupsion.
A është ky njeriu që do të sjellë ndryshim në Saraj? Apo thjesht do të vazhdojë të shpërndajë poste për vete, vëllezërit dhe shokët, ndërsa banorët do të mbeten peng i interesave të tij personale?