GazetaMax
Lajme

Skandaloze/ Erkan Arifi i BDI-së mbeturinat e Likovës i hedh në Haraçinë

Një veprim skandaloz është vërejt këtyre ditëve nga ana e kandidatit për kryetar të Likovës nga radhët e BDI-së, Erkan Arifi.

“Si kandidat për komunën e Haraçinës nuk mund të hesht ndaj një padrejtësie që i bëhet vendit tonë. Para pak kohe me shumë mund dhe angazhim u mbyll deponia në Nikushtak, por sot po përballemi me një problem të ri. Komuna e Likovës ka filluar t’i hedh mbeturinat brenda territorit të komunës së Haraçinës. Kjo është e papranueshme! Haraçina nuk është vend për deponi. Komuna e Likovës ka territor të mjaftueshëm, pse duhet të sjell mbeturinat këtu dhe të na ngacmojë”, thuhet në reagimin e Beqirit.

Ditë më parë me vendim të ministrit të Ekologjisë, Izet Mexhiti është mbyllur përfundimisht deponia në Nikushtak e cila për 24 vite ka qenë burim ndotje dhe rreziku për shëndetin e banorëve të komunës së Likovës.

Related posts

VMRO-DPMNE i jep afat Kovaçevskit deri më 10 maj për takim tet-a-tet

Gazeta Max

“Fronti i përbashkët europian”, Musliu: Temë serioze e inicuar në kohë të duhur

Gazeta Max

Kovaçevski: Zgjedhjet e parakohshme nuk do t’i zgjidhin problemet, e mbyllim këtë çështje

Gazeta Max