Për herë të parë në komunën e Karposhit, ekziston mundësia reale që një shqiptar të bëhet këshilltar komune. Ky është një hap i madh për barazi, përfaqësim dhe dinjitet.
Skënder Rexhepi Zejd, kandidat i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Qytetin e Shkupit, thekson rëndësinë e këtij ndryshimi historik:
“Përmes Lirim Kadriut, bartësit të listës së AKI-së, zëri i shqiptarëve në Karposh tashmë nuk do të jetë vetëm simbolik — do të jetë i pranishëm, i vendosur dhe me ndikim,” tha Rexhepi Zejd.
Ky është një moment historik që përfaqëson hapjen e rrugës për pjesëmarrje aktive të shqiptarëve në vendimmarrjen lokale dhe përfaqësimin e drejtë në komunën e Karposhit.
#AKI #PërShkupin #BaraziDhePërfaqësim #ZëriIShqiptarëve
https://www.facebook.com/share/p/17Yej1vw2C/