Në Çair, në një atmosferë miqësore e bashkëpunuese, lideri i Lëvizjes POPULLI njëherit edhe kandidat i koalicionit AKI për kryetar të Qytetit të Shkupit, Skender Rexhepi – Zejd, zhvilloi një takim me strukturat partiake të kësaj force politike. Qëllimi i takimit ishte koordinimi dhe organizimi i Konventës Promovuese të Aleancës Kombëtare për Integrim, e cila do të mbahet të dielën, më 28 shtator 2025, në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup.
Rexhepi – Zejd theksoi rëndësinë e mobilizimit dhe të angazhimit të plotë të çdo strukture për të garantuar suksesin e kësaj ngjarjeje madhore politike. Ai u shpreh i bindur se Konventa do të shënojë një moment historik për Aleancën Kombëtare për Integrim dhe për vizionin e saj për të ardhmen.
“Ky takim ishte dëshmi e frymës së unitetit dhe bashkëpunimit. Me përgatitjet që po bëjmë, jam i bindur se Konventa Promovuese do të jetë një mesazh i qartë i forcës dhe vendosmërisë sonë për të ecur përpara,” tha Rexhepi – Zejd.
Ngjarja e së dielës pritet të sjellë së bashku qindra përkrahës e anëtarë të Aleancës Kombëtare për Integrim, duke e shndërruar atë në një pikënisje të fuqishme për fushatën zgjedhore që vjen.