GazetaMax
Lajme

“Skënderbeu, kryezot i Arbërit”, opera premierë përtej pritshmerive të publikut

Filharmonia e Kosovës në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit të Shqipërisë, mbrëmë në Prishtinë sollën operën solemne “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, kryezot i Arbërit” nga Vasil S. Tole me libreto të vet kompozitorit mbi tekstin e Fan S. Nolit.

Solistët, tenori Klodjan Kaçani, baritoni Artur Vera, soprano Kaltrina Miftari, mexosoprano Dea Xhemaili e tenori Rizah Jahaj, dhuruan emocione të forta për publikun duke interpretuar historinë shqiptare përmes kësaj forme të bukur arti.

Lexo Edhe:

Shoqëruar nga Orkestra dhe Kori i Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e Sieva Borzak dhe Hajrullah Syla në bashkëpunim me Korin e TKOB-së, drejtuar nga Dritan Lumshi dhe me konceptin regjisorial të Ada Gurrës, kjo premierë shënon projektin e pestë të bashkëpunimit me Shqipërinë për këtë sezon koncertal.

Related posts

Personi i vdekur bëhet pronar i tokës

Gazeta Max

Hajdari: Kosova do të përfitojë 4.2 miliardë euro nga programi “Tregu i Përbashkët” i BE-së

Gazeta Max

Sulmi ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska policia ndalon dy persona të dyshuar

Gazeta Max