Sllovenia vendos bonus të detyrueshëm për fundvit, minimumi 740 euro për çdo punëtor

Të gjithë të punësuarit në Slloveni këtë vit do të marrin bonus të detyrueshëm për Krishtlindje, i cili nuk mund të jetë më i ulët se 740,94 euro.

Me futjen e të ashtuquajturit bonus dimëror, bonusi i Krishtlindjeve është bërë i detyrueshëm për të gjithë punëdhënësit në Slloveni. Shuma lidhet me pagën minimale bruto, e cila në vitin 2026 është 1.481,88 euro, ndërsa bonusi dimëror është përcaktuar në gjysmën e kësaj shume.

Punëtorët që kanë punuar gjatë gjithë vitit te i njëjti punëdhënës, me orar të plotë, kanë të drejtë për bonus minimal prej 740,94 eurosh. Ata që kanë punuar për një periudhë më të shkurtër ose me orar të reduktuar do të marrin një shumë proporcionale.

Punëdhënësit duhet ta paguajnë bonusin më së voni deri më 18 dhjetor.

Burimi:TV21