​Ka nisur takimi i Komisionit për Punë të Jashtme me ambasadoren e Finlandës

Ka nisur takimi i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Kosovës me ambasadoren e Republikës së Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen.

Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura për media.

Gjatë këtij takimi pritet të diskutohen marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Finlandës.

Poashtu edhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit bilateral, si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

Burimi: botasot.info