GazetaMax
Lajme

Sot nuk pritet të bjerë edhe borë

Shkup, 4 Dhjetor – Moti sot do të jetë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme lokale me intensitet të ulët. Do të fryjë erë mesatare.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 9, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 7 deri në 12 gradë. Në Shkup do të mbajë mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme të dobëta shiu.

Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 10 gradë.

Në ditët në vijim do të mbajë mot kryesisht i vranët me temperatura relativisht të larta të mëngjesit dhe ditës.

Related posts

Seanca për gjykatës në Gjykatën Kushtetuese vazhdon nesër

Gazeta Max

Është rritur për 20% numri i personave që kërkojnë shërbime për shëndetin mendor

Gazeta Max

Kovaçevski: Zhvillohen negociata që të sigurohet rrymë me çmime të ulëta

Gazeta Max