GazetaMax
Ballina

Sot shënohet Dita e Bibliotekës “Ernest Koliqi”, që gjendet në Katedralen Shën Nën Tereza në Prishtinë, me rastin e 120-vjetorit të lindjes së veprimtarit të shquar. Organizimi mbahet në Qendrën “BogdaniPolis”, në orën 12. Ernest Koliqi ka qenë poet, eseist, dramaturg, romancier, përkthyes, gazetar dhe kontribuues i madh i arsimit shqip në Kosovë. Koliqi lindi në Shkodër më 20 maj 1903 dhe vdiq në Romë më 15 janar 1975. Bashkë me Mitrush Kutelin konsiderohet si themelues i tregimit modern shqiptar, me përmbledhjet “Hija e Maleve”, Tregtar Flamujsh” dhe “Pasqyrat e Narçizit”. Më 1939, pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia, Koliqi u emërua ministër i Arsimit. Koliqi e drejtoi Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Romë, mbi bazën e së cilës në vitin 1057 u ngrit Instituti i Studimeve Shqiptare.

Cilesia e jetës ndryshon nga njeri vend në tjetrin dhe në këtë pikë, norvegjezët dihet që qëndrojnë shumë lart

Kur pemët u sjellin norvegjezëve shumë fruta, ata i varin ato jashtë oborrit, në mënyrë që kalimtarët të mund të ushqehen me to.

Nuk është çudi pse Norvegjia njihet si vend i mirëqenies sociale.

Related posts

Ushqim apo seks kundër stresit?

Gazeta Max

Letonia hap Konsullatë nderi në Kosovë, me konsull nderi Ardian Hoxha

Gazeta Max

Sapo janë publikuar dy projektet në një klip nga talenti Nikoll Prenqi

Gazeta Max