Sotir Lukrovski zhvilloi një takim me ministrin e Sportit, Borko Ristovski, ku u diskutua për të ardhmen e sportit në Maqedoni dhe rëndësinë që kanë objektet sportive në territorin e Komunës së Karposhit.
Lukrovski theksoi se sporti luan një rol thelbësor në ndërtimin e një shoqërie të shëndetshme dhe aktive, veçanërisht për brezat e rinj.
“E pamë të nevojshme një organizim më të mirë të ngjarjeve sportive dhe rikthimin e të rinjve drejt sportit si një zgjedhje e shëndetshme dhe mënyrë jetese,” deklaroi Lukrovski.
Në bisedën me ministrin, u theksua rëndësia e vetëqeverisjes lokale si partner kyç në zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe programeve për të rinjtë.
“Besoj se përmes partneritetit me shtetin dhe komunitetin lokal, Karposhi mund të bëhet shembull i një komune që investon në sport, në të rinjtë dhe në të ardhmen e tyre,” shtoi Lukrovski.
Takimi është pjesë e një iniciative më të gjerë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet pushtetit qëndror dhe atij lokal, me synim përmirësimin e kushteve për sport dhe rekreacion.