Policia e Shtetit ka zbarkuar në zonën e Myslym Shyrit, por jo vetëm.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se ky aksion është i shpërndarë në të gjithë Tiranën.
Policia ka zbarkuar pas lëshimit të disa urdhër-arresteve nga SPAK.
Mësohet se dyshohet që aksioni është pjesë e zbardhjes së një ngjarje kriminale.
Policia ka qenë edhe gjatë natës në qytetin e Lezhës, por ende nuk dihen arsyet e sakta.